Lojtari i Ukrainës tregon bisedën me legjendën ukrainas që doli të jetë spiun i Rusisë

Lojtari i Ukrainës tregon bisedën me legjendën ukrainas që doli të jetë spiun i Rusisë

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar një tradhtar për botën e sportit.

Legjenda e Kombëtares së Ukrainës, Antoliy Tymoschuk, në fakt punonte prej vitesh si spiun i Putinit, presidentit të Rusisë.

Dokumentet u publikuan menjëherë pas invazionit të Rusisë pasi doli hapur edhe qëndrimi i Tymoschuk.

Ky i fundit ishte i vetmi ukrainas që nuk e la punën e tij në Rusi, pavarësisht se vendi që i përkiste po pushtohej nga Rusia.

Tymoschuk vazhdon të jetë pjesë e Zenit në rolin e ndihmës trajnerit.

Lojtari ukrainas i West Ham, Andriy Yarmolenko, ka zgjedhur që ta telefonojë dhe njëkohësisht ka treguar të sharat e marra gjatë asaj bisede.

“E pyeta sesi mund të flinte i qetë natën dhe më tha se nuk po flinte. I tregova se dikur ishte ishte idhulli im dhe tani ësht askushi. Por më tha që të shkoja e të q…sha, ndërsa unë ja ktheva me të njëjtën mënyrë dhe kaq ishte biseda jonë”, tregoi Yarmolenko.

Related Articles