Lojtari që i ka shënuar më së shumti gola Qipros do të mungojë sonte  

Lojtari që i ka shënuar më së shumti gola Qipros do të mungojë sonte  

Kosova do të luajë sot (e martë) ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve. 

‘Dardanët’ po shihen si favoritë absolut në letër për të fituar pikët e plota në këtë takim që do të fillojë nga ora 20:45. 

Por, kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova do ta ketë përballë këtë kundërshtar pasi janë takuar tri herët me njëri-tjetrin. 

Fillimisht, Kosova mposhti Qipron si mysafir me rezultat 2-0 më 2 shtator 2022. 

Në ndeshjen kthyese të zhvilluar me 27 shtator 2022 në stadiumin “Fadil Vkrri”, Kosova fitoi me rezultat 5-1. 

Ndeshja e fundit u zhvillua më 9 shtator 2024, ku Kosova fitoi ndaj Qipros me rezultat 4-0. 

Pra, Kosova i ka shënuar 11 gola, ndërsa ka pranuar vetëm një ndaj Qipros në tri përballjet e mëparshme.  

Lojtari që ka shënuar më së shumti gola është Vedat Muriqi, i cili e ka tundur rrjetën e qipriotëve plotë katër herë. 

Foto: Arkiv

Ai ka munguar në tubimin e tetorit, për shkak të një dëmtimi të marr me ekipin e tij Mallorcan. 

Kosova aktualisht ka dy sulmues qendre në skuadër, Albion Rrahmanin dhe Fisnik Asllanin, të cilët mund të luajnë sonte. 

Related Articles