Mbrojtësi sllovak David Hancko, para ndeshjes me Kosovën tha se ka bërë një analizë me bashkëlojtarin e tij tek Atletico, portierin e njohur slloven Jan Oblak.
“Përzgjedhësi Francesco Calzona na kujton që Kosova ka skuadër më të vlefshme se ne, në kuptimin e vlerës në treg. Kosova ishte në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, kurse përfundoi e dyta”, tha Hancko.
“Kemi folur shumë për këtë me bashkëlojtarin tim në klub, sllovenin Jan Oblak. Përfundimisht nuk do të jetë kundërshtar i lehtë dhe kemi ndeshje të vështirë përpara”, vazhdoi ai.
Hancko ka treguar gjithashtu se nuk e favorizon formatin me një ndeshje finale, ku çdo detaj mund të vendosë rezultatin.
“Tashmë kam përvojë nga ‘finalet’ që vendosen në një ndeshje. Nuk janë gjithnjë më të bukurat, shpesh gjëra të vogla vendosin. Kemi disa stërvitje vendimtare para ndeshjes me Kosovën”.
“Besoj se do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me ndihmën e tifozëve tanë të shkëlqyer, do t’ia dalim”, përfundoi 28-vjeçari.
