Lokaj ofendoi Kurtin, reagon Artmotion

Lokaj ofendoi Kurtin, reagon Artmotion

Komentatori Andin Lokaj, sonte pak minuta para se të fillonte ndeshja mes Juventusit dhe Interit, teksa po komentonte ka ofenduar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Lokaj gjatë komentimit kishte thënë “shpresoj që kryeministri ynë nuk po më dëgjon sonte, është kryeministri më hajvan në histori të njerëzimit”.

Për këtë arsye ai u zëvendësua menjëherë me komentatorin, Arbon Flugaj.

Lidhur me këtë ka reaguar Artmotion e cila po transmetonte ndeshjen.

“ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter. ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

“Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

“ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes”, thuhet në reagimin e Artmotion.

Related Articles