Një operacion i përbashkët mes Policisë Metropolitane në Britani të Madhe dhe Policisë Shqiptare i kanë shpëtuar jetën një shqiptari të marrë peng në Londër.
Një 30 vjeçar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin, nëse të afërmit e tij nuk do të paguanin për 400 mijë funte.
Shkaku i pengmarrjes ishte përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit.
Mësohet se shqiptari është keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore, dhe videot kur ai keqtrajtohej i dërgoheshin familjarëve të tij.
Ditën kur skadonte afati i pagesës së 400.000 sterlinave, ndërhyri policia dhe pengu u lirua.
Shtatë shtetas shqiptarë u arrestuan për pengmarrje dhe burgosje të rreme. Nëse ata do të shpallen fajtor rrezikojnë mbi 20 vjet burg.