Loredana në pritje të ëmbël për herë të dytë?

Loredana në pritje të ëmbël për herë të dytë?

Këngëtarja Loredana Zefi është në qendër të mediave rozë, për shkak të lidhjes me futbollistin Karim Adeyemi.

Që nga momenti kur e bëri publike lidhjen e saj me futbollistin gjerman, ajo nuk heziton të ndajë thuajse çdo ditë pak nga copëzat e rutinës.

Mirëpo, fotot e fundit kanë ngjallur dyshime te ndjekësit e saj për një shtatzëni të mundshme.

Ishin fansat ata që vunë re barkun paksa të rrumbullakosur të artistes, duke nisur kështu menjëherë aludimet se mbase reperja është në pritje të ëmbël.

Ajo momentalisht po jeton me partnerin e saj, Karim Adeyemi. Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, fryt i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.

Related Articles