Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës: Nëse nuk plotësohen kërkesat, vazhdojmë me protesta

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës: Nëse nuk plotësohen kërkesat, vazhdojmë me protesta

Ka filluar të mbahet protesta nga grupet e shërbyesve civil, kryesisht nga Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ, të Policisë së Kosovës, si pasojë e paknaqësive me koeficientin e pagave.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka dhënë detaje për Gazetën Enigma rreth protestës dhe kërkesave të këtyre grupeve.

Zeqiri ka thënë për Enigmën se protesta ka filluar dhe po mbahet në vendet e punës.

“Janë duke protestuar në vend të punës, që me fillim të orarit të punës ata janë në protestë”.

Kryetari i Sindikatës ka dhënë detaje rreth kërkesave të grupit protestues, duke theksuar se janë duke pritur të vizitohen nga institucionet përkatëse.

“Pritet një refkekitm i këtyre, nësë vjen ndokush prej Ministrisë së Punëve të Brendshme me e qetësu situatën, me iu tregu a po bëhët diçka për ta”, ka thënë Zeqiri për Gazetën Enigma.

Zeqiri tha se arsyeja e protestës është të bëhet klasifikimi i koeficientëve në bazë të detyrave që këto grupe ushtrojnë.

“Kërkesë e tyre është me iu bë klasifikimi me koeficient në profesionet që i kanë”.

Zeqiri tutje ka theksuar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të vazhdojnë protestat nga grupet e shërbyesve civil, teksa ka thënë se nuk mund të shfytëzojnë masa të tjera pasi nuk janë të lejueshme përveç protestës. /Gazeta Enigma

Related Articles