Loriana: Ëndërr e imja gjithmonë ka qenë të shkoj në Olimpiadë, shpresoj të kthehem me medalje

Loriana: Ëndërr e imja gjithmonë ka qenë të shkoj në Olimpiadë, shpresoj të kthehem me medalje

Loriana Kuka e ka realizuar tashmë ëndrrën e saj. Xhudistja kosovare e ka pasur ëndërr fëmijërore pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike dhe ajo e arriti këtë falë punës së madhe që e bëri në vitet e fundit.

24 vjeçarja e fitoi normën olimpike dhe nesër në mëngjes, me kohën tonë lokale, do të debutojë në “Tokyo 2020”. Por, “Lori” nuk e ka ndërmend të kënaqet me kaq. Xhudistja e lindur dhe rritur në Zvicër, e cila sakrifikoi shumë duke ardhur për të jetuar dhe për të ushtruar në Kosovë, synon të fitojë medalje olimpike.

Qëllim i kampiones evropiane U-23 dhe medalistes së bronztë në Kampionat Evropian dhe Botëror është që ta ngrisë në tre numrin e medaljeve të vendit tonë në këtë Olimpiadë, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. Për më tepër, deklaratat e Lorianës mund t’i shikoni në videon e mëposhtme, të realizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Fjalëpak, por me synime të qarta. Loriana Kuka ëndërron medaljen e vetme që i mungon në karrierë.

Fjalëpak, por me synime të qarta. Loriana Kuka ëndërron medaljen e vetme që i mungon në karrierë.#Tokyo2020 #TeamKosova #GoldenKosovo #KOSPosted by Kosovo Olympic Committee on Wednesday, July 28, 2021

Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00. Gazeta Enigma.

Related Articles