“Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim me 5 tetor.
Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryesisht këngëtarë, moderatorë, aktorë, etj.
Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale është përfolur se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar dhe ish-kapitenit, Lorik Cana.
Cana ka treguar për VIP-magazine se nuk do t’i bashkohet këtij reality show.
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana po qëndron këto kohë në Shqipëri, për shkak se ai është i angazhuar në një nga platformat televizive si imazh dhe analist i sportit.