Java do të karakterizohet me mot jostabil, nga e mërkurja do të ketë edhe shi

Java do të karakterizohet me mot jostabil, nga e mërkurja do të ketë edhe shi

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar e vende – vende edhe të intensitetit të lartë.

Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s. 

Related Articles