Shtatë persona mbetën të plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, nga të shtënat që ndodhën në zonën e Los Anxhelosit.
Policia e Long Beach iu përgjigj një raporti për të shtënat në mbrëmje të shtunën, raporton AP.
Nuk dihet motivi i të shtënave. Po ashtu nuk dihet nëse një apo më shumë persona qëndrojnë pas sulmit dhe kur ka mbërritur policia, sulmuesit janë zhdukur.