Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, do të sjellë së shpejti këngën e saj më të re.
Ajo ka paralajmëruar se me datë 18 qershor, do të jetë gati kënga dhe klipi i saj më i ri, “Një mijë vjet”.
Këtë gjë, Vjollca e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur disa momente nga klipi.
Në sekuencat nga klipi të publikuara në Instagram, bukuroshja Vjollca ka bërë të ditur se do të vijë me një paraqitje mjaft atraktive në klipin e këngës, e cila është xhiruar në bregdetin shqiptar.
Luana përndryshe ka kohë që nuk kishte sjell ndonjë projekt muzikor për fansat, kjo pasi ka qenë e angazhuar më shumë në televizion.
Bukuroshja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, është shprehur e lumtur që do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri.