Luana Vjollca fillon pushimet në Mykonos

Luana Vjollca fillon pushimet në Mykonos

Luana Vjollca prej ditësh ka nisur pushimet në Mykonos, të Greqisë.

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare gjatë pushimeve atje u ka qëndruar afër fansave me postime të ndryshme të destinacionit përrallor.

Edhe sonte (e enjte), Luana ka postuar nga vendi ku po qëndron, në njërin për të treguar ambientin në të cilin po relaksohet, dhe në disa foto tjera ka ekspozuar dukjen e saj atraktive.

E veshur ngjyrë vjollcë me dekolte të hapur, flokë bionde dhe grim të theksuar, Luana dukej joshëse dhe në formë të mrekullueshme, ndërsa vëmendjen morën linjat trupore të prezantueses.

Bukuroshja shqiptare edhe këtë herë ka preferuar ta mbaj sekret personin që po e shoqëron në këto pushime, pasi në postimet që po bën ajo çdo herë është shfaqur e vetme.

Related Articles