Mësimi nuk do të nis me 13 shtator, ministrja e Arsimit tregon detajet

Mësimi nuk do të nis me 13 shtator, ministrja e Arsimit tregon detajet

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka njoftuar se mësimi nuk do të fillojë më 13 shtator.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Nagavci ka shkruar se pavarësisht se janë bërë të gjtiha përgatitjet rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë janë që të vazhdohen masat e njëjta edhe për një periudhë të caktuar.

“Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit.

Related Articles