Luana Vjollcës i ndodh e papritura gjatë pushimeve, reagimi i saj nuk duhet humbur!

Luana Vjollcës i ndodh e papritura gjatë pushimeve, reagimi i saj nuk duhet humbur!

Luana Vjollca si në ekran gjatë kohës kur moderon programet e saj, si në rrjetet sociale (apo edhe në jetë për këdo që e njeh) njihet për natyrën “funny” dhe reagimet spontante, që cdo moment edhe të sikletshëm mund ta kthejë në një episod për të qeshur apo për t’u mbajtur mend. 

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me moderatoren, e cila mbrëmjen e djeshme ka qenë e pranishme në eventin e Timo Fllokos në Butrint, ndërsa sot ka zgjedhur të pushojë në plazhet e jugut të Shqipërisë, aty ku i ka ndodhur një e papritur. Mesa duket Luanës i ka rënë një prej dhëmbëve të saj, ose më saktë një prej të ashtuquajturave faseta, punime estetike dentare mjaft të përhapura mes personazheve televizivë. 

E në vend që të alarmohet për këtë, Luana ka vendosur ta ndajë me të gjithë incidentin që i ka ndodhur, duke publikuar një video në profilin e saj në Instagram. Në fakt, duke parë përshkrimin që i ka bërë video-s: “Hajde yll hajde” dhe fillimin e saj, ndjekësit kanë menduar që do ishte një prej video-ve të zakonshme të moderatores nga pushimet, megjithatë momenti kur tregon dhëmbët është një nga gjërat më “funny” që mund të shihni sot. 

Përvec të qeshurave, komentuesit e kanë përgëzuar për sportivitetin dhe faktin që ka vendosur ta ndajë me të gjithë këtë moment, duke treguar kështu se edhe personazhet më të kuruar të ekranit jo gjithmonë ja dalin të jenë “perfektë”. 

Edhe ne të njejtën gjë do kishim bërë, dentisti aty është, bregdeti jugut duhet shijuar! 

Related Articles