Vetaksidenti në Rugovë të Pejës: Policia: S’ka të lënduar

Vetaksidenti në Rugovë të Pejës: Policia: S’ka të lënduar

Një aksident trafiku ndodhi rreth mesditës në fshatin Rekë e Allagës, në Rugovë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i tha Gazetës Express se nuk ka pasur persona të lënduar.

“Rreth orës 11:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rekë e Allagës, Rugovë-Pejë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte rrshqitur dhe humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur duke shkaktuar vetëaksident. Si pasojë dëmë materiale  ka pësuar vetura, ndërsa persona të lenduar nuk ka pasur”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

Zëdhënësi tha se “Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”.

Related Articles