Bokseri, Luan Krasniqi ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi që sipas tij në shumë portale e në disa medie elektronike ka qarkulluar një propozim që ai të emërohet ambasador i Kosovës në Gjermani, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ka njoftuar se tani e 35 vite me krenari e mban epitetin e ambasadorit sportiv, ku edhe e ka përfaqësuar shtetin e tij në sportin e boksit.
” Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë.Luani, mbetet sportist dhe mik i juaji i mirë.Ambasadorit të ri të Kosovës në Gjermani, që tash i uroj sukses”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: