Lufta Izrael – Hamas drejt fundit – Çka ndodh në fazën e parë të saj?

Lufta Izrael – Hamas drejt fundit – Çka ndodh në fazën e parë të saj?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të mërkurën në mbrëmje  se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje në Gaza.

Kjo – thotë Trump – do të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe tërheqjen e trupave izraelite në një vijë të rënë dakord.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Katarit thotë se disa të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli do të lirohen dhe ndihma humanitare do të lejohet të hyjë në Rripin e Gazës.

Ja se si pritet të zhvillohen ditët e ardhshme:

 E enjte

Qeveria izraelite mblidhet në orën 14:00 sipas kohës së Jerusalemit për të votuar mbi planin. Nëse miratohet zyrtarisht, armëpushimi do të hyjë menjëherë në fuqi dhe trupat izraelite do të fillojnë të tërhiqen në një vijë të rënë dakord.

Izraeli do të lejojë 400 kamionë ndihmash të hyjnë në Gaza çdo ditë gjatë pesë ditëve të para, i tha BBC-së një zyrtar i lartë palestinez.

E premte

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke folur për partnerin amerikan të BBC-së, CBS Neës, thotë se ka të ngjarë të duhen më pak se 24 orë që trupat izraelite të përfundojnë tërheqjen.

Sapo të përfundojë kjo, fillon afati 72-orësh që Hamasi të lirojë pengjet që mban në Gaza.

E hënë

SHBA-ja pret që lirimi i pengjeve të fillojë të hënën, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klankosova.tv. Por, thonë ata, Hamasi mund të përpiqet ta lëvizë atë më herët nëse është e mundur.

Related Articles