Situata humanitare në jug të Gazës raportohet të jetë përkeqësuar goxha shumë.
Të paktën kështu ka deklaruar kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini.
Ai përmes një postimi në platformën “X” është shprehur se rreziku i urisë në Gaza po vazhdon të jetë prezent.
Më tej ai ka shtuar se duhet bërë më shumë për të trajtuar këtë krizë, duke përfshirë këtu armëpushimin dhe rritjen e ndihmës humanitare në të gjithë Gazën. /Gazeta Enigma
Lufta Izrael – Palestinë, rreziku i urisë në Gaza po vazhdon
