Kanë nisur hetimet pas përplasjes së avionëve luftarakë ukrainas, ku kanë vdekur tre pilotë.
Majori Vyacheslav Minka, majori Sergey Prokazin dhe kapiteni Andrew Pilshikov, janë pilotët që vdiqën pas kësaj përplasje, shkruan Sky News.
Yuri Ihnat, një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës, konfirmoi se hetimet kanë nisur, duke mos dhënë më shumë detaje.
Forcat ajrore fillimisht thanë se dy avionë ushtarakë L-39 u përplasën gjatë një misioni luftarak mbi Zhytomyr të Ukrainës.