Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë një vendim me rëndësi e cila lidhet me luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Për shkak të kësaj lufte e cila ka nisur tash e 13 ditë, disa nga transferimet e basketbollisteve të huaja nuk kanë arritur të kompletohen.
Kësisoj, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës sot ka marrë vendim të hapë një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm që do të vlejë 48 orë për regjistrimin e lojtarëve të huaj në Superligën e Femrave.
“Të hap një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm (48 orë) për regjistrimin e lojtareve të huaja në Superligën e Femrave, për shkak se disa ekipeve u kanë dështuar lojtaret e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim, sepse të njëjtat kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë”, thuhet në njoftimin zyrtar të FBK-së.