Një person në Pejë është arrestuar nga Policia nën dyshimin për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Ai është arrestuar pasi që veturën me targa vendore të cilën e kishte marrë me qira nga viktima, i dyshuari thotë se ia kanë marr shokët dhe nuk di për vend ndodhjen e saj.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.