Për atdheun nuk u kursye asnjëherë.
Feriz Deliu, për të drejtat e shqiptarëve, pos në luftën e Kosovës, shkoi për të luftuar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë të Preshevës.
Por, lufta e katërt e tij mund të jetë mbi 1 mijë e 500 kilometra larg vendlindjes.
Ai e ka ndarë mendjen që të rreshtohet krah forcave ukrainase dhe t’ua drejtojë armën rusëve.
Hjekat e ukrainasve ish-luftëtarit të UÇK-së ia kujtojnë luftën e para 22 vjetëve në Kosovë. Por, kjo nuk është e vetmja arsye pse ky do që të rrokë armët në këtë konflikt.
Sipas tij, ka edhe ish-bashkëluftëtarë të tjerë që dëshirojnë të shkojnë me të, por këtë ua ndalon ligji për bashkimin në konflikte të huaja të armatosura.