Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, organizoi sot Kuvendin e Punës, ku u prezantua edhe kandidati i pestë për zgjedhjet e ardhshme shkruan Enigma.
Lutfi Haziri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajmin e bëri të ditur anëtarja e kryesisë së LDK-së, Shpresa Kurteshi.
“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Degës, Lufti Haziri e ka shpallur kandidaturën dhe është përkrahur nga anëtarët dhe delegatët e partisë”, tha ajo për Gazeta Enigma.
Katër anëtarët tjerë që kanë shpallur kandidimin janë: Lirie Kajtazi, Valentina Rexhepi, Bardhyl Syla dhe Avdyl Aliu.