Puka është bashkia e vetme në qarkun e Shkodrës së ka siguruar dhe fitoren e parë deri më tani për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Rroc Dodaj me 58.13 %, ndaj kandidati socialist Gjon Gjonaj me 41.87 %.
Ndërkohë shpresa e kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë për të mbajtur një tjetër mandat në bashkinë e Shkodrës duket se do të shuhet, pasi nga rezultatet e deri tanishme nga numërimi i 95 kutive të para nga 247 në bashkinë e Shkodrës kryesues në listë është kandidati i PS-së Benet Beci.
Beci udhëheq me 60.13% të votave ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia i cili renditet i dyti me 39.87%.
Kujtojmë se Beci ishte përkrahur nga fituesi i Big Brother Albania 2, Luiz Ejlli, i cili po gëzon një popullaritet të madh jashtë këtij formati.
Në Bashkë në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 9 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i ‘Bashkë fitojmë’ Hilë Curri me 61.66%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 38.34%.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe ka mbaruar numërimi për 18 kuti nga 72 që janë në total dhe këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 57.37 % të votave përkundrejt 42.63% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’.