Këtë të dielë Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio është rikthyer në një mënyrë shumë të veçantë. 4 finalistët u intervistuan nga disa nga gazetarët më të njohur të TAR.
Përballë Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, fati i goglave vendosi Luiz Ejllin, i cili foli gjatë për këtë eksperiencë në jetën e tij.
Gjatë bisedës, artisti tregoi se cilët janë katër banorët, përveç Kiarës, të cilët me të vërtetë i ka pasur përzemër.
“Efin, Kristin, Armaldon dhe Oltën”, u shpreh ai.
Por a i do akoma? Me shumë diplomaci, Luizi tha se dy janë brenda e dy jashtë, kështu që pa dalë të gjithë jashtë, nuk mund të kthejë një përgjigje.