Luiz Inácio Lula da Silva betohet si president i Brazilit

Luiz Inácio Lula da Silva betohet si president i Brazilit

Luiz Inácio Lula da Silva bëri të dielën betimin si president i Brazilit, duke marrë detyrën për herë të tretë pasi fitoi ndaj presidentit të deritanishëm të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Presidenca e tij shënon kulmin e një rikthimi politik që ka entusiazmuar mbështetësit e tij dhe ka ngjallur zemërimin e kundërshtarëve, në një vend jashtëzakonisht të polarizuar.

“Mesazhi ynë për Brazilin është ai i shpresës dhe rindërtimit,” tha zoti Lula në një fjalim në Dhomën e Ulët të Kongresit pas nënshkrimit të dokumentit që e shpall atë zyrtarisht si president.

Arritjet e mëdha të të drejtave, sovranitetit dhe zhvillimit që ndërtoi ky vend janë shkatërruar sistematikisht vitet e fundit. Dhe ne do të përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona për ta ringritur këtë sistem”.

Related Articles