Luizi për Efin: Me Kiarën të bëjë çfarë të dojë, me mua mos të merret fare

Luizi për Efin: Me Kiarën të bëjë çfarë të dojë, me mua mos të merret fare

Rihyrja e Efit dhe Kiarës në shtëpi ka trazuar të gjithë lojën dhe situatat. Në një kohë kur publiku priste që të bashkohej grupi “LEK”, në fakt nuk ndodhi ashtu.

Që prej së shtunës, Luizi ka qëndruar shumë distant me Efin, madje mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit, ata të dy debatuan lidhur me marrëdhënien e shkëputur mes tyre.

Pas spektaklit, Luizi i tha Elvisit se i vjen shumë keq që Efi po sillet kështu dhe shtoi se po të merret me të, do e nxjerrë atë shumë keq.

Nga ana tjetër, duke biseduar me Qetsorin, ky i fundit u shpreh se Efi është bërë pishman që u soll ashtu dhe se shumë shpejt do heqë dorë.

Ai shtoi se i ka thënë Efit që me Kiarën të bëjë çfarë të dojë, por me të mos të merret fare.

Related Articles