Luizi rimerr zyrën e noterisë dhe e kthen në një tjetër biznes personal!

Luizi rimerr zyrën e noterisë dhe e kthen në një tjetër biznes personal!

Përpos famës dhe fitimeve të shumta, Luiz Ejllit pas pjesëmarrjes në “BBV” i është rikthyer edhe një biznes i tij. Bëhet fjalë për zyrën e noteriesë, e cila më herët i ishte pezulluar për shkak të borxheve të shumta që kishte.

Sipas një njoftimi nga QKB, thuhet se Ejlli ka shlyer detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave që nga vitit 2019, kur edhe i ishte sekuestruar ky biznes.

Dhe tani ajo pronë ka marrë një tjetër funksion. Luizi e ka kthyer në një kompani për produksione televizive dhe fushata marketingu.

“Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.” – thuhet në dokumentin e QKB-së.

Bëhet me dije se këtij biznesi i është hequr sekuestro me datë 21 prill 2022, ndërsa së fundmi më 23 maj 2023, Luizi i ka ndryshuar veprimtarinë në QKB.

Numri i çeshtjes: CN-118624-05-23

Arsyet e hapjes se çeshtjes: Ndryshim objekti veprimtarie. E-Mail ishte (“”) u be (“[email protected]”) Objekti ishte (“Noter.”) u be (“Sherbime marketingu dhe telemarketingu; Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.”)

Related Articles