Lukaku: Serie A taktikisht dhe teknikisht ligë më e mirë në botë

Lukaku: Serie A taktikisht dhe teknikisht ligë më e mirë në botë

Romelu Lukaku ka pranuar që Serie A është “taktikisht dhe teknikisht një ligë më e mirë, por këtu në Angli, e tëra ka të bëjë me intensitetin”.

Belgu e ka kompletuar transferin e tij në Stamford Bridge për 115 milionë euro, një klub të cilit ai ju kishte bashkuar edhe 10 vite më parë nga Anderlechti. Interi e ka prishur skuadrën me të cilën e fitoi Scudetton në maj, duke shitur edhe Achraf Hakimi në PSG dhe duke ndarë rrugët me trajnerin Antonio Conte.

“Nuk flas për ambiciet e mija personale pasi që ato shtrihen në ambiciet e klubit. Kjo është arsyeja pse jam kthyer këtu”, tha Lukaku për faqen zyrtare të Chelsea.

“Chelsea dëshiron që të vazhdojë me fitore, të rritet si klub dhe dominojnë në Angli dhe Europë. Kjo është ajo që e kam dashur dhe jam këtu dhe varët nga unë se a do ta ndihmojë skuadrën për ta arritur këtë potencial”.

Lukaku e kishte gjetur formën e tij më të mirë në Inter duke shënuar 64 gola në 95 paraqitje zyrtare dhe bërë 16 asiste.

Tani pasi që ai ka përvojë edhe në Serie A edhe në Premier Ligë, ai ka bërë edhe krahasimet mes këtyre dy ligave.

“Italia është taktikisht dhe teknikisht një ligë më e mirë por këtu në Angli e tëra ka të bëjë me intensitetin. Kjo e bënë dallimin, por nuk është problem për mua pasi që kam kaluar tetë vite këtu dhe e di çfarë futbolli luhet këtu”.

“Nuk është sikurse vjen një lojtar i ri që nuk e di se çfarë e pret. E njoh ligën, kam shënuar disa gola këtu, por e kaluara është e kaluar dhe tani dua të fokusohem në të ardhmen”.

28 vjeçari nuk e mohon se ka mësuar shumë për dy vite të qëndrimit të tij në Serie A, një ligë e vështirë sidomos për sulmuesit për të shënuar gola.

“Jam një version i ri i lojtarit që kam qenë më parë. Jam zhvilluar dhe skuadra që i jam bashkuar është një skuadër shumë e fortë kështu që ne tani mund ta tregojmë këtë në fushë dhe ta fitojmë Premier Ligën”.

Me 115 milionë euro si transfer, Lukaku është bërë lojtari më i shtrenjtë që është shitur nga një skuadër e Serie A. 

Related Articles