Lulzim Basha mbetet jashtë Kuvendit

Lulzim Basha mbetet jashtë Kuvendit

Janë numëruar 4977 kuti votimi nga 5225 në total.

Aktualisht sipas rezultateve nga KQZ, Partia Socialiste ka të konsoliduara 82 mandate  në rang vendi, e ndjekur nga PD dhe aletatët e  saj si forcë e dytë politike por me një numër prej 52 mandatesh.

Për sa i përket partive të tjera, PSD e Tom Doshit ka arritur të sigurojë 3 mandate me më shumë se 46 mijë vota.

Por surpriza është Shqipëria Bëhet e Adritik Lapaj me gati 2 mijë vota më shumë se PSD, duke e rendtur atë aktualisht si forcë e tretë.

Ndërkohë  Partia Mundësia e Agron Shehaj ka arritur të sigurojë vetëm mandatin e këtij të fundit por po lufton për të marrë të dytin me më shumë se 39 mijë vota të siguruara deri më tani.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit gjithashtu ka siguruar një mandat me më shumë se 19 mijë vota deri më tani.

Ndërkohë Lulzim Basha me Kolalicionin Euroatlantik nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat duke mbledhur vetëm pas më shumë se 18 mijë vota.

As Partia Djathtas për Zhvillim e Enkelejd Alibeajt nuk ka arritur të sigurojë mandat.

Aktualisht vijon numërimi në 5 qarqë të vendit, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.

Paralelisht vijon ë Parkun Olimpik numërimi i votës së diasporës. Nga 44394 zarfe të hapura nga 194889 në total, PS ka marrë 24029 vota, PD 12607 vota, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 3702 vota dhe Partia Mundësia 1411 vota.

Related Articles