Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, votoi në qendrën e votimit, në Kopshtin numër 13.
Në deklaratën për media, Basha u shpreh se dita e sotme ishte një ditë e historike për vendin.
“Është dita kur të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në duart e tyre”, tha Basha teksa theksoi se sot duhet votuar masivisht për kombin, familjen dhe fëmijët.
Basha bëri thirrje që të gjithë të dalin të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë që në Shqipëri të vijë ndryshimi dhe demokracia e vërtetë. /Euronews.al/