Lulzim Hetemi beson se votimi i 21 prillit do të dështojë

Lulzim Hetemi beson se votimi i 21 prillit do të dështojë

Më 26 maj në zyrën e kryetarit, Lulzim Hetemi kishte hyrë në mënyrë jo fort të zakonshme. Edhe më 21 prill për largimin e tij vendos votimi, përsëri situatë e pazakontë.

Ani pse Lista Serbe po e bojkoton procesin sipas të cilit qytetarët do të zgjedhin nëse janë për largimin e kryetarëve, Hetemi thotë se ata po punojnë fuqishëm në terren që t’i shkarkojnë katër kryetarët e komunave veriore.

“Sipas të gjitha gjasave këta flasin ndryshe veprojnë ndryshe, në terren këta janë të aktivizuar ne kemi edhe informata të sakta që qytetarët që punojnë në shëndetësi, arsim, i thërrasin ua marrin letërnjoftimet edhe gjoja se iu kanë thënë se ne duhet me e provu por nuk kemi shanse”, thotë Lulzim Hetemi, Kryetar i Leposaviqit.

“Nëse nuk intervenon direkt Serbia organizon diçka në Republikën e Kosovës në qytetin e Leposaviqit nuk besoj që kalon, nëse po atëherë diçka tjetër është.”

Related Articles