Lulzim Jashari, ushtarëve të FSK-së: Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë – nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve

Lulzim Jashari, ushtarëve të FSK-së: Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë –  nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve

Djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, tha se arma e shqiptarit është shkrepur vetëm për lirinë.

Ai ushtarëve të FSK-së, u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë, sepse ato nuk kanë gjuajtur në civilë.

“Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha Jashari.

“Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë, këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashëgojmë brezave. Shqiptarëve nuk u ka munguar guximi, por u ka munguar municioni, prandaj jemi mësuar të ia qëllojmë cakut, sepse është dashur t’i kursejmë plumbat”, shtoi ai në ceremoninë që po mbahet në kazermën “Adem Jashari” me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Related Articles