Lumbardh Salihu: Më dhemb zemra kur shoh rininë që ikë jashtë vendit

Lumbardh Salihu: Më dhemb zemra kur shoh rininë që ikë jashtë vendit

Kandidati i LDK-së për deputet dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka folur për synimet e tij në politikë.

Salihu tha se politika ka qenë gjithmonë synimi i tij, pasi tha se vjen nga një familje që ka kontribuar për vendin.

“Interesi ka qenë gjithmonë dhe bisedat në shtëpi kanë qenë gjithmonë për politikë, si në çdo shtëpi kosovare mendoj”.

“Unë si i ri kam dalë nga vendi prej nevojës, por edhe prej nevojës jam kthyer këtu sepse e kam vërejtur se infrastruktura në aspektin e sportit është në gjendje jo të mirë dhe pika e dytë që do të kontribuoj është rinia”, tha Salihu në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se i dhemb zemra kur e sheh rininë që po e lëshojnë Kosovë, pasi sipas tij, rinia e ka kapacitetin më të madh në aspektin e sportit dhe atë të teknologjisë.

“Mua më dhemb zemra kur ta shoh rininë që po ik jashtë vendit. Kur kam ikë unë nga vendi në vitin 2004, i kam lënë krejt shokët këtu, ndërsa kur jam kthyer kishin ikë edhe ata. Pra, në qytetin tim, në rrugicën ku banoj nuk ka asnjë të ri. Rinia e ka potencialin më të madh në aspektin e sportit dhe teknologji dhe ky do të jetë kontributi im”, tha Lumbardhi.

Related Articles