Ish konkurrenti i BBVK, tashmë anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu ka folur për rrugëtimin e tij politik, që së fundmi ka nisur.
Gjatë një interviste për Prive, Salihu ka treguar qartë synimet e tij në politik.
Ai është shprehur se synon që të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.
Më tej fituesi i edicionit të dytë të BBVK, ka deklaruar edhe njëherë se ‘dashuria e parë e shqiptarëve ka qenë LDK-ja’. /Gazeta Enigma