Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka qenë i ashpër me kritikat ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Abdixhiku tha “Popullistët e majtë, janë përplot urrejtje e propagandë”.
Ai deklaroi kështu pas takimit me strukturat e LDK-së në Lipjan.
I pari i Lidhjes Demokratike shtoi se koha e tyre po vjen.
“Folëm për vizionin tonë. Rrugën e Re si përgjigje ndaj popullizmit dëshpërues që në vit të fundit qeverisës s’mund të numërojë asnjë projekt përmbajtësor. Thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet. Ky vend, do të flet!”, tha Abdixhiku.
“Në këtë vit zgjedhor çdo i djathtë, patriot e rugovist, ka vetëm një adresë. Atë të Lidhjes sonë. Si forcë që garanton rrugëtimin euroatlantik – me miq e plot aleat – si bindje që ofron zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për gjeneratat e tanishme e atyre në vijim”, shtoi ai.