Jehona Lushtaku, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, ka thënë se nga Dragashi kanë marrë energjinë e ndryshimit me LDK-në, raporton Gazeta “Enigma”.
Lushaku ka shkruar se rajoni i Dragashit i ka thënë jo refuzimit qeveritar që i është bërë për katër vite, duke premtuar se qeverisja e LDK-së do ta ketë Dragashin në fokus.
Postimi i plotë:
Dragashi i dha fuqishëm energjinë ndryshimit me LDK-në
Nga malet e larta e nga salla që s’na zuri, rajoni i mrekullueshëm i Dragashit i tha jo refuzimit qeveritar që i është bërë këto katër vite. Me një natyrë mbresëlënëse, njerëz të përkushtuar dhe potencial të pashoq, Dragashi mund të jetë perlë turistike e Kosovës.
Qeverisja e LDK-së me Kryeministrin Lumir Abdixhiku, do ta ketë Dragashin në fokus me zotimin se familjeve do t’u rritet mirëqenia, fëmijëve do t’u mundësohet mësimi tërëditor e turizmi do të kthehet në prioritet.
Vizioni ynë dallon nga të tjerët, ndaj për një të ardhme më të ndritur #BëhuNdryshimi dhe voto LDK-në më 9 shkurt!