Ditën e sotme në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës u votua bartja buxhetore nga viti paraprak.
Përplasjet ishin të shumta, e më të mëdhat mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Radhës së reagimeve i është bashkangjitur edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu.
Sipas saj, VV-ja nuk pati qare pa votuar pro sot.
“VV votoi bartjen buxhetore të Prishtinës sot, se nuk pat qare!
A po menoni, që qytetarët e harrojnë që, pa protesta, VV as në seanca nuk vinte me votu buxhetin?! A nuk ju kujtohet shefi juj qysh i ka shkulë mikrofonat në seancë për buxhetin? Tash kur e patë që qytetarët protestuan e dojnë me ju dënu më 28 dhjetor, erdhët dhe i votuat.
Mbajeni në mend, qytetarët kanë me ju detyru me ikë prej pushtetit, se jeni sabotues e bllokues; për ma shumë jeni hajna: s’po e them unë, po kallxoi Berat Lahu sot, asambleisti i VV-së.”, shkroi Lushaku-Sadriu në një reagim përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
