Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në një deklaratë për media ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Ajo në emisionin “Rubikon” është shprehur se LDK-ja nuk voton pa një marrëveshje politike.
“Këtu kërkohet një marrëveshje politike, LDK-ja nuk voton pa marrëveshje poltike, sepse ne e kemi numrin e deputetëve, kemi qëndrimet tona”, tha ajo.
Lushaku-Sadriu u shpreh se për këtë çështje kërkohet bashkëpunim dhe siç tha, duhet të ketë dialog paraprak.
“Kërkohet bashkëpunim, ajo duhet me qenë e qartë që nuk ka imponim të dikujt, është mirë të ketë dialog paraprak dhe me ardhë një kandidat si propozim, ku ekzistojnë marrëveshjes. Ne nuk votojmë me imponim”, është shprehur ajo.
