Lushaku-Sadriu: Orientimi i LDK-së është shumë i qartë, VV s’ka realizuar asnjë projekt

Lushaku-Sadriu: Orientimi i LDK-së është shumë i qartë, VV s’ka realizuar asnjë projekt

Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së, në Rubikon të Klan Kosova, ka folur për orientimin e partisë së saj.

“Jemi duke i definuar gjithçka brenda afateve ligjore. Njerëzit e dinë se për çka qëndrojmë ne. Në tri palë zgjedhje jemi duke i përdor projektet zhvillimore që ua kemi premtuar qytetarëve. Ende nuk ka ndodhur ndonjë zhvillim a projekt madhor nga Qeveria Kurti që ne të heqim dorë nga projektet tona. Besoj që LDK do të garojë me vlerat e saj dhe me programin e saj që e kemi bërë publik tash e 2-3 herë”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Ndër të tjera, ajo pati kritika të mëdha për qeverisjen e LVV-së.

“Kurgjo s’ka ndodhur në arsim. Asnjë shkollë e re nuk është ndërtuar, asnjë çerdhe, nuk është bërë mësimi tërëditor, nuk janë bërë shujtat që Kurti ua premtonte fëmijëve”, deklaroi ish-deputetja e LDK-së.

Related Articles