Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se në kohën kur ne po i kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet kujtuar se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar.
Lushtaku potencoi se marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara, përcjell Klankosova.tv.
“Në kohën kur ne po i kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet kujtuar se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar. Mashtrimi i Albin Kurtit ishte mohimi i kësaj sakrifice dhe kësaj aleance”.
“Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara”, ka shkruar Lushtaku.
Sipas tij, ‘Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë’.
“Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje përpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë”.
“Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.