Drita ka pësuar humbje nga Drenica.
Drenica fitoi në shtëpi me rezultat minimal 2-1.
Realizatorët e golave për Drenicën ishin Fatlum Gashi dhe Uka, kurse për Dritën realizoi Simonovski.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Drenicës, Lushtaku i cili tha se kjo ishte fitorja më e rëndësishme në karrierën e tij.
“Kjo fitore është e dyfishtë kur e dimë që këto ditë festohet epopeja e UÇK, është një nga fitoret e mia më të rëndësishme në karrierë si trajner, realizuam dy gola që në pjesë të parë, ishim më të mirë në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë pësuam shpejtë dhe kjo na vështirësoi gjërat”, tha Lushtaku.
/Gazeta Enigma/