Sami Lushtaku, kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, ka thënë se beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Specialja në Hagë do të kthehen në vend.
Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ka bindje që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi do të kthehen në Kosovë dhe do të lirohen.
“Unë besoj se vitin tjetër ata do të jenë në Kosovë. Unë mendoj se Kosovës i duhet Hashim Thaçi, edhe në politikë”, ka thënë Lushtaku.