Lushtaku: LVV me kokëfortësi të madhe, po ndjehemi sikur të jemi në një çerdhe

Lushtaku: LVV me kokëfortësi të madhe, po ndjehemi sikur të jemi në një çerdhe

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se ka “një kokëfortësi” nga Lëvizja Vetëvendsje, sa i përket emërimit të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut.

“Nuk ka asnjë ndryshim. LVV po shpikë forma të ndryshmë që të mos qesë në votim kandidaten e tyre, pasi po dështon çdo herë Numrat nuk janë të mjaftueshëm që të zgjedhet. Është kokëçarje dhe tallje edhe për qytetarë”, tha Lushtaku para mediave.

“Pse kjo kokëfortësi?”, pyeti Lushtaku. “Së paku me ndërru kandidaten. Po ndjehemi sikur të jemi në çerdhe të fëmijëve, sepse kokëfortësia nuk po lejon që Kosova të ndërtojë institucionet dhe të ecë përpara”.

Tutje deputeti i PDK-së tha se shpreson që VV t’i përgjigjet ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ me kryetarët e partive. /Gazeta Enigma

Related Articles