Gjykata Speciale sot ka shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Mustafa u dënua më 26 vjet burgim.
Lidhur me këtë dënim për Front Online ka folur ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.
Ai ka thënë se kjo vetëm drejtësi nuk është, deri a ka shtuar se as kriminelët serbë që kanë kryer krime nuk janë dënuar.
“Ajo vetëm drejtësi nuk është. Të dënohet njeriu me 26 vjet burg as kriminelët e luftës pra kriminelët serbë që kanë bërë luftë në Kroaci edhe në Bosnjë, por kjo është drejtësia e ndërkombëtarëve”, ka thënë Lushtaku.
Ai thotë se po e përjeton rëndë këtë vendim që e mori sot Specialja.
“Për mua është vendim shumë i rëndë. Është vendim i padrejtë, është vendim pa argumente, pa fakte, s’ki çka me thënë më”, ka shtuar Lushtaku.
Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.
Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.
Aty përfshihen edhe tetë viktima që kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka thënë muaj më parë se në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës.
Pas angazhimit të Smithit në një rast tjetër gjyqësor, Alex Ëhiting është në pozitën e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar.
Alex Whiting zëvëndëson Jack Smithin si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Prokuroria pati thënë se “faji i vetëm” i disa viktimave ishte se kanë qenë pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në mbrojtje të Mustafës janë angazhuar: Julius von Bone, avokat, dhe Betim Shala, bashkëmbrojtës.