Pasi koeficienti i pagave të sektorit publik për vitin 2023 do të jetë 105 euro, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku e ka quajtur Kurtin si “kryemashtrues”.
Sipas tij “Kurti nuk ia do të mirën qytetarëve të vendit”.
“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka bërë të ditur vlerën e koeficientit të pagave, që deri më tani kishte qenë “mister”.
Kryeministri Kurti ka thënë se koeficientit për këtë vit është 105,ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm planifikohet të jetë 110.
Kurti tha se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.