Qytetarët e Skenderajt, nesër do të kenë mundësinë të takojnë dhe bisedojnë drejtpërdrejt me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Sami Lushtakun.
Takimi me të është planifikuar të zhvillohet në zyrën e PDK-së në Skenderaj, nga ora 10.00 deri në 13.00,
Gjatë takimit, kandidati i PDK-së për këtë komunë, do të dëgjojë shqetësimet, kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
Derisa dhe do të prezantojë edhe vizionin e tij për të ardhmen e Skenderajt, duke diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë, mundësitë e punësimit dhe mbështetje për sektorët e ndryshëm ekonomikë dhe socialë.