Lushtaku-Sadriu i reagon ministres Nagavci: A ma lirë a ma shtrenjtë?

Lushtaku-Sadriu i reagon ministres Nagavci: A ma lirë a ma shtrenjtë?

Kryetarja e Forumit të gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas njoftimit të ministres së Arsimit, që prindërit nga nesër mund të aplikojnë për subvencionimin për librat shkollor.

Lushaku-Sadriu ka thënë se 132.483 nxënës janë në shkolla fillore ku nga 80 euro subvencionim do të kushtojnë 10.598.640 euro, ndërsa 95.501 janë nxënës në shkollën e mesme të ulët, ku subvencionimi i tyre do të jetë nga 30 euro, që gjithsej bëjnë 2.865.030 euro.

Në fund ajo ka thënë se tash subvencioni a do të jetë ma lirë a ma shtrenjtë?

Postimi i plotë:

A MA LIRË A MA SHTRENJTË?

Në bazë të njoftimit që lansoi Ministrja Nagavci para pak minutash dhe bazuar në statistikat që MASHT ka të publikuara, mund të llogaritet kostoja e shpenzimeve për tekste shkollore:

1. Gjithsej nxënës në shkollën fillore: 132 483.

Kostoja e teksteve shkollore për nxënës 80 euro dhe gjithsej do të kushtojë: 10 598 640 Euro.

2. Gjithsej nxënës në shkollën e mesme të ultë janë: 95 501.

Kostoja e kompenzimi për materiale shkollore do të bëhet 30 Euro për nxënës dhe do të kushtojë: 2 865 030 Euro

Gjithsej nxënës: 227 984

Gjithsej kostoja e rimbursimit të teksteve shkollore: 13 463 670 Euro.

A po i kushtojkan tekstet shkollore buxhetit të Kosovës tani ma lirë a ma shtrenjtë?

13 Milion është shumë më shtrenjtë se 4 Milion sa ka paraparë për tekste MASHT. Dmth 9 Milion më shumë.

Uroj të kem gabuar.

Related Articles