Lutfiu: Lugina rasti i vetëm në Evropë ku diskriminohemi shkaku i etnisë

Lutfiu: Lugina rasti i vetëm në Evropë ku diskriminohemi shkaku i etnisë

Lugina e Preshevës është rasti i vetëm në Evropë ku shteti e diskriminon një pakicë vetëm për shkak të përkatësisë etnike, ka thënë Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar në Bujanovc.

Të premtën autoritetet serbe ndaluan Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktorin Gani Veseli si dhe pamundësuan shfaqjen e premierës së dy filmave shqip.

Lutfiu ka folur si i ftuar në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.

“Serbia për vite të tëra asnjëherë nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pra është rasti i vetëm në Evropë ku shteti e diskriminon një pakicë vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Nuk i ka mjaftuar ky diskriminim që e ka bërë vazhdimisht ndër vite, nuk i ka ndryshuar as format e diskriminimit, ndërsa tash i pengon edhe mbështetja që vjen nga Qeveria e Kosovës, për shkak se nuk dëshiron që të ruhet substanca dhe kultura shqiptare brenda territorit të saj”, ka thënë ai.

Lutfiu e ka quajtur joprofesionale sjelljen e Policisë serbe.
“Mënyra se si janë sjellur Policia është jashtëzakonisht joprofesionale. Pra imagjinoni, në pyetje e kanë marrë një drejtor ndërsa janë sjellur sikur e kanë kapë ndonjë hajn. Kjo ka qenë jashtëzakonisht e papranueshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai. “Në filma nuk ekziston as edhe një element i cili do të mund të nxiste urrejtje ndëretnike siç pretendojnë autoritetet serbe”

Related Articles